Dyshohet se lënda plasëse u hodh nga një makinë

Një shpërthim tritoli tronditi Tiranën mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.40 dhe sipas policisë lënda plasëse u hodh në rrugicën mes një lokali dhe hotel Viktoria në rrugën e Dibrës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale që pësuan të dy objektet.

Policia thotë se për ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tv Klan